Valdete Xhaferi nga Vlora, tregon për emisionin “Stop”, se ka fituar një gjyq në Apel për çështje pronësie, por nuk e hipotekon dot, pasi Hipoteka i kërkon urdhër ekzekutimi. Por kancelarja e Gjykatës pretendon se ia ka dhënë dorazi Memli Xhaferi, pasi e njeh personalisht, ngaqë punon polic.
Në këto kushte bëhet debat, por kancelarja nuk jep zgjidhje, duke i mbajtur kështu të bllokuar pronën familjes Xhaferi.
“Jam Valdete Xhaferi, nusja e djalit e Memli Xhaferit, i jemi drejtuar emisionit “Stop”, pasi ne kemi një problem që na ka ngecur në Gjykatë. Kemi pasur një gjyq në Shkallën e Parë për çështje pronësie, Zoti Memli e ka pasur me vëllain e tij. U zhvillua gjyqi nuk e fituam. Shkoi çështja në Apel e fituam. E marrim vendimin dhe shkuam për të regjistruar vendimin, e depozituam vendim e gjykatës dhe më pas më kthehet një përgjigje, ku na kërkojnë të dhënat e pronës. Më pas më kthejnë një përgjigje tjetër, ku më kërkojnë urdhrin e ekzekutimit, për të regjistruar pronën. Shkojmë tek kancelarja duke menduar se ajo do të na i dorëzojë urdhrin, siç dhe i takon. Kurse ajo na thotë ju e keni marrë urdhrin. Nëse nuk e kemi tërhequr ne dhe me vetëdije, ose pa vetëdijen e saj, e ka marrë pala humbëse”.