Një i ri nga qyteti i Vlorës ka marrë me qira një motor uji nga një person dhe më pas nuk është kthyer më. Pronari i motorit ka bërë denoncimin në Polici duke akuzuar K.P, 33 vjeç për veprën e kryer.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 22.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K. P., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi në orën 10:00, dha kallëzim shtetasi J. B., 33 vjeç, se më datën 21.07.2017, ora 15:30, tek plazhi “Nimfa”, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, i ka marrë me qira një motor deti dhe nuk e ka kthyer.
Punohet për gjetjen dhe kapjen e tij.