Është kapur dhe vënë në pranga një i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë Spanjolle, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.
Policia e Vlorës bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Castellon”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit:
-D. H, alias D. H, alias D. J, 33 vjec, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.
Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Castellon Spanjë, më datë 06.07.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qira në zonën e Castellonit dhe i përshtatnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.
Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Spanjës./Opinion.al