Një ditë pasi goditi për vdekje turistin rus në detin e Himarës, është arrestuar drejtuesi i mjetit lundrues.
Personi quhet Fatmir Kuçi, banues në Elbasan.
Kuçi, 44 vjeç, po udhëtonte me skaf në Himarë kur gjymtoi për vdekje turistin që po notonte në det.
Shtetasi akuzohet për “vrasje nga pakujdesia”.
Turisti Denis Kaiumov ndërroi jetë në spitalin e Himarës, pasi nuk mundi ti mbijetonte dot plagëve të marra.