Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në lagjen “Hajro Çakërri”. Sipas policisë, trupi i pajetë u gjet në katin e 4 të një pallati në ndërtim, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimës.
“Sot, rreth orës 11:25, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në katin e katërt të një pallati në ndërtim, është gjetur pa shenja jete, një shtetas ende i paidentifikuar.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”-njofton policia./Opinion.al