Një trup i pajetë është gjetur mesditën e të premtes në Zvërnec të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë dallgët e detit ato që e kanë nxjerrë trupin në breg dhe më pas është pikasur nga disa peshkatarë.
Nuk ka ende informacione mbi identitetin e viktimës apo rrethanat e ngjarjes. Trupi i pajetë po transportohet drejt morgut të qytetit dhe priten detaje të reja pas ekspertizës mjeko-ligjore.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimin./Opinion.al