Një person është gjetur i mbytur në det në zonën e molit të vjetër në Vlorë. Sipas Tv klan.al trupi i pajetë u konstatua nga një mjet lundrues.
Menjëherë më pas u njoftua policia. Identiteti i viktimës nuk dihet ende, por mësohet se është i seksit mashkull.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit të Vlorës ku do të kryet autopsia.