Një grua është gjetur e vdekur në banesë një ditë më parë në Vlorë.
Burime nga policia bëjnë me dije se 52-vjeçarja B.I. është gjetur e vetëvarur dhe pa shenja dhune, në banesën e saj në lagjen “Osman Haxhiu” të qytetit bregdetar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim, për veprën penale shkaktimi i vetëvrasjes.