Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vlorë/ Edi Rama paralajmëron Bashën: I ke shpallur luftë gjithë botës, por do të marr përpara me 18 qershor

2017/04/24 at 7:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vlorë/ Edi Rama paralajmëron Bashën: I ke shpallur luftë gjithë botës, por do të marr përpara me 18 qershor

Pas Durrësit e Kukësit, kryeministri Edi Rama ka takuar sot nga afër të rinjtë që votojnë për herë të parë në Vlorë, aty ku nuk e ka fshehur shqetësimin për një opozitë që zgjedh rrugën e bllokimit, e cila është e lidhur si mishi me thonjtë, siç tha Rama, me gjyqtarët e prokurorët e korruptuar, por që duhen marrë përpara më 18 qershor.


“Jemi këtu për të hapur një kapitull të ri, për të hapur rrugën e Vlorës që duam, rrugën e Shqipërisë evropiane. Kurrë nuk do ta mbërrijmë Europën nëse nuk shembim murin e padrejtësisë, murin që ngritën gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar të lidhur si mishi me thonjtë me politikanët e ngujuar në çadër. Do t’i marrim përpara të gjithë ata që duan të na kthejnë mbrapa dhe në 18 qershor”,- u shpreh kryeministri.

Duke treguar dallimin mes të djathtëve dhe të majtëve, Rama i lëshoi një tjetër mesazh kryedemokratit Basha, se më 18 qershor zgjedhje do ketë patjetër.

“Si qenkemi njësoj ne që duam vettingun dhe ata që janë ngujuar në çadër se mbrojnë kriminelët në sistemin e drejtësisë? Si mund të jemi njësoj ne që megjithëse na rrahën na vranë nuk iu thamë na jepni pushtetin në tavolinë dhe ata që janë mbyllur në çadër nga frika e drejtësisë se kanë frikë të përballen me popullin në zgjedhje, por e duan pushtetin dhuratë në çadër. Ata as dashurinë për Shqipërinë nuk e kanë janë gati ta ndajnë Shqipërinë për së gjalli, i kanë hapur luftë Europës, Gjermanisë, Amerikës se nuk duan të lëshojnë gjykatësit e prokurorët e korruptuar. Ata bllokojnë rrugën, ne duam të hapim rrugën e Europës. Ata të bëjnë ç’të duan, juve s’ka forcë që ju ndalon. Ne do votojmë si me ata si pa ata”,- tha ai.

Ndërsa kërkoi ndjesë për zgjatjen e punimeve të Lungomares, Rama premtoi edhe një aeroport për qytetin e Vlorës.

“Ne i kemi provuar në këto 3 vjet e gjysmë vlonjatëve, himarjotëve, finiqiotëve dhe gjithë të ardhurve në këtë zonë të mrekullueshme se transformimi i kësaj mrekullie nga një rrëmujë pa shtet në një perlë të Mesdheut është i mundur. Unë e di që shumë nga ju më kanë sharë për Lungomaren që vonohet e di që doni të bëhen sa hap e mbyll sytë gjërat që s’janë bërë në çerek shekulli, dhe ju keni të drejtë. Kur të mbarojë kjo fazë, ju do shikoni që këtë vit sa shumë do rritet turizmi, sa shumë do rritet vlera e shtëpive tuaja. Ne nuk do ndalojmë këtu, ëndërroj të ndërtojmë një aeroport për Vlorën, një aeroport rajonal për njerëzit dhe mallrat që do ta bëjë një nga qytetet më të zhvilluara të Mesdheut”.

“Sot jam edhe më i bindur se Vlora do të bëhet ajo që ëndërruan ata që ngritën flamurin dhe ajo që ëndërroni e shpresoni ju me bashkëmoshatarët tuaj”,- tha Rama ndërsa shtoi se në 3 vite e gjysmë nuk janë bërë mrekullia, por premtoi më shumë nëse do i jepet sërish besimi.

“Unë e di se ajo që kemi bërë, duke hapur rrugën e një arsimi serioz profesional do bëjë më shumë vajza e djem të punësohen në bazë të zanatit të tyre”, shtoi kryeministri.

Drejtuesi i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri tha se Vlora ka në tjetër shans historik për tu bërë qyteti i dytë më i rëndësishëm në Shqipëri. “Erdhi dita që Vlorës t’i kthehet dinjiteti. “Vlonjatët nuk kanë durim për t’i dhënë sërish votën e tyre Partisë Socialiste. Ata që janë mbyllur në çadër bllokojnë rrugët, por s’mund të bllokojnë rrugën e Europës, mirëqenies”,- tha Gjiknuri.

Sekretarja e rinisë së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali premtoi më shumë investime, sidomos për Rininë.
“Asnjë fond, asnjë vizion nuk kishte për Vlorën, ndërkohë që vota e 23 qershorit 2013-të e përmbysi këtë sitat, dhe solli më shumë investime e punë. Vota e 18 qershorit, po ashtu do bëjë ndryshimin e madh për Shqipërinë do thyejë murin e gjykatësve dhe prokurorive të korruptuar”,- tha ajo.

Kundërshtarët janë shumë, janë ngujuar në çadër e bllokojnë rrugët, tha ajo, ndërsa e quajti Bashën frikacak. “Lideri ynë është një guximtar”,- shtoi Spiropali.

 

Etiketa: Bashaparalajmeronprotestaramazgjedhjet


Ju sugjerojmë

Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”
Sport

Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”

11 Korrik, 2025 2:58 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I dënuar për vrasje, 32-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro

11 Korrik, 2025 2:44 pm
Tiranë/ Spanjolle, kolumbiane, ruse, goditet rrjeti i prostitucionit, në pranga 7 vajza
Aktualitet

Zbulohet qendra e prostitucionit në Vlorë, procedohen 3 shtetase nga Venezuela

11 Korrik, 2025 2:16 pm
Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…
Aktualitet

Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…

11 Korrik, 2025 2:05 pm
Aksion për lirimin e hapësirave publike në Lezhë, ndëshkohen 3 biznese
Aktualitet

Aksion për lirimin e hapësirave publike në Lezhë, ndëshkohen 3 biznese

11 Korrik, 2025 1:59 pm
Berisha: Raporti i KE-së groposi shtetin ligjor në vend
Aktualitet

Berisha: Raporti i KE-së groposi shtetin ligjor në vend

11 Korrik, 2025 1:49 pm
Lirohet Noizy pas gati një jave në paraburgim në Zvicër
Aktualitet

Lirohet Noizy pas gati një jave në paraburgim në Zvicër

11 Korrik, 2025 1:45 pm
Rama batuta me kreun e Bashkisë Kavajë: “Je 0, je demokrat komplet”
Aktualitet

Rama batuta me kreun e Bashkisë Kavajë: “Je 0, je demokrat komplet”

11 Korrik, 2025 1:37 pm
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Begaj përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Masakra më e rëndë që Evropa ka përjetuar

11 Korrik, 2025 1:30 pm
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

I dënuar për tentativë vrasje e… / Prokuroria i sekuestron pasuritë Paris Prengës

11 Korrik, 2025 1:22 pm
Para
Basha drekë me ambasadorët e BE.Çfarë do ndodhë me protestën?

Protesta/ Ambasadori Lu 45 minuta takim me Bashën në selinë e PD

Fotot që po “çmendin” internetin/ Si duken të pasmet e Kim Kardashian pa photoshop

Fotot që po “çmendin” internetin/ Si duken të pasmet e Kim Kardashian pa photoshop

Foto+Video/ Njihuni me talentin shqiptar që sot fitoi Ligën e Kampioneve të të rinjve

Foto+Video/ Njihuni me talentin shqiptar që sot fitoi Ligën e Kampioneve të të rinjve
















TE FUNDIT

Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”

Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”
11 Korrik, 2025

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore prestigjioze ndaj Gjermanisë U-21 në muajin shtator. Federata Shqiptare e Futbollit...

Lexo më shumë

I dënuar për vrasje, 32-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
11 Korrik, 2025

Policia i ka sekuestruar pasuri me vlerë 875 000 euro një 32-vjeçari, të dënuar me burg për vrasje me paramendim...

Lexo më shumë

Zbulohet qendra e prostitucionit në Vlorë, procedohen 3 shtetase nga Venezuela

Tiranë/ Spanjolle, kolumbiane, ruse, goditet rrjeti i prostitucionit, në pranga 7 vajza
11 Korrik, 2025

Policia ka goditur një rast të shfrytëzimit të shtetaseve të huaja, për prostitucion. Uniformat blu kanë shpallur në kërkim shtetasen...

Lexo më shumë

Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…

Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…
11 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se opozita nuk do të ulet në tryezë me qeverinë për reformën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com