Një e moshuar është hedhur mëngjesin e sotëm nga kati i gjashtë i pallatit në të cilin jetonte.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:10, në lagjen “Pavarësia 3”, në qytetin e Vlorës.
Familjarët, në dëshminë e tyre para bluve, u shprehën se 85-vjeçarja vuante nga sëmundja e sklerozës.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 08:10, në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga banesa e saj në katin e 6-të të pallatit, shtetasja B. A., 85 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Sipas dëshmive paraprake të familjarëve, kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.