Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një polic bashkiak është dhunuar barbarisht.
Mësohet se polici me inicialet B.J. ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, në pavijonin e kirurgjisë.
Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Policia e Vlorës, por bëhet me dije se janë duke u zhvilluar hetime për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.