Aktualitet

Vlorë/Banorët kundërshtojnë shembjet e banesave, Rama: Kjo punë do bëhet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:25 - 14/11/20 |
Al Do

Kryeministri Rama ndodhet këtë të shtunë në Vlorë ku ka inspektuar punimet në në zonën ku kanë nisur prishjet për projektin që lidh rrugën transballkanike me portin.

Banorët e Vlorës që janë prekur nga ky projekt janë munduar të shfrytëzojnë praninë e kryeministrit për t’i shprehur atij shqetësimet lidhur me shembjet e shtëpive të tyre.

Rama ka ndaluar para një banoreje dhe ka dhënë sqarimin e tij.

Kjo punë do të bëhet. Kush e ka me dokumente do të shpronësohet sipas ligjit. Kush e ka pa dokumente do të marrë bonus qiraje dhe do të strehohet për 3 vjet me pagesë nga bashkia. Më pas, bashkia ka programin e strehimit social, kujt i takon do të marrë apartament”, u tha Rama banorëve”, tha Rama./ Opinion.al

Pas