Kryeministri Rama ndodhet këtë të shtunë në Vlorë ku ka inspektuar punimet në në zonën ku kanë nisur prishjet për projektin që lidh rrugën transballkanike me portin.
Banorët e Vlorës që janë prekur nga ky projekt janë munduar të shfrytëzojnë praninë e kryeministrit për t’i shprehur atij shqetësimet lidhur me shembjet e shtëpive të tyre.
Rama ka ndaluar para një banoreje dhe ka dhënë sqarimin e tij.
“Kjo punë do të bëhet. Kush e ka me dokumente do të shpronësohet sipas ligjit. Kush e ka pa dokumente do të marrë bonus qiraje dhe do të strehohet për 3 vjet me pagesë nga bashkia. Më pas, bashkia ka programin e strehimit social, kujt i takon do të marrë apartament”, u tha Rama banorëve”, tha Rama./ Opinion.al