Forcat Xheniere kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të pakos së dyshimtë që u gjend sot pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë.
Pas verifikimeve, rezultoi se pakoja e dyshimtë, e cila ndodhej pranë një makinë, kishte brenda lëndë eksplozive.
Ndërkohë, Policia ka mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë përreth vendit të ngjarjes për të parë nëse është filmuar personi që mund të ketë lënë pakon aty./ Opinion.al