Një 35-vjeçar ka humbur jetën këtë të hënë pasi autokombanja me të cilën ai po punonte ra në kontakt me rrymën elektrike. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, në fshatin Tragjas, të Vlorës.
Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet A. F.
“Sot, rreth orës 14:50, në fshatin Tragjas, shtetasi A. F., 35 vjeç, duke punuar me makineri bujqësore autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, dhe për pasojë ka humbur jetën pasi është dërguar në spital”-njofton policia./Opinion.al