Një person është qëlluar mbrëmjen e sotme, në një atentat në qytetin e Vlorës në i plagosur me armë zjarri në lagjen “Pavarësia”. Burime pranë policisë bëjnë me dije zyrtarisht se 39-vjecari me inicialet A.S., është qëlluar me një pistoletë me silenciator nga dy persona ende të paidentifikuar, teksa ka qenë duke ecur në rrugë pranë Universitetit. Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Vlorës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.