Aktualitet

Vlorë/ Asfiksohen dy persona brenda në një pus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:21 - 30/08/20 |
Al Do

Dy persona janë asfiksuar sot brenda një pusi në fshatin Roms të Vlorës.

Një 55-vjeçar dhe një 23-vjeçar po tentonin të riparonin pompën e një pusi, kur nga gazi i ndodhur në pus, ata kanë humbur ndjenjat.

Ata janë parë nga një fëmijë i cili ka lajmëruar të afërmit e tyre. Fatmirësisht ata ishin ende gjallë.

Familjarët i kanë nxjerrë nga pusi dhe janë drejtuar në spitalin rajonal të Vlorës.

Aty dy shtetasit po trajtohen nga personeli shëndetësor, ku njërit prej tyre i nevojitet ende ndihma e oksigjenit, ndërkohë që personi tjetër është përmendur.

Pas