Policia e Vlorës ka arrestuar një 36-vjeçar me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit.
Në momentin e arrestimit, 36-vjeçarit të identifikuar si Indrit Hita,i është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me një krëhër me fishekë luftarak.
Arrestimi i tij është bërë në lagjen “1 Maji” në Vlorë, pranë një lokali. Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armë shpërthyese dhe municionit”./ Opinion.al