Kronikë

Vlorë/ 70 vjeçarja pëson atak kardiak pasi futet në ujë


               Publikuar në : 09:52 - 17/06/19 |
Al Do

Një 70 vjeçare ka humbur jetën sot në orët e para të mëngjesit në bregdetin e Vlorës.

Sipas informacioneve dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një atak kardiak që ka pësuar 70 vjeçarja, Shoha Baçi, sapo është futur në ujë disa metra larg bregut.

Ngjarja është regjistruar në zonën e “Plazhit të Vjetër”, rreth orës 08:40.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas