Një person u gjet i pajetë brenda lokalit të tij në Vlorë. Sipas të dhënave të para mësohet se viktima është shtetasi me inicialet L. Xh. rreth 50 vjeç, pronar i objektit.
Sipas policisë vdekja u konstatua brenda në lokalin e tij, në lagjen ’28 Nëntori’ të qytetit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Nga këqyrja e parë në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.