Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e stome në qytetin e Vlorës, ku një 45-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëdjegur në banesën e tij.
Policia e qytetit bregdetar bën me dije se shtetasi me inicialet A.J 45 vjeç dyshohet se vuante nga sëmundje të shëndetit mendor.
Ndërkohë, një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Më datë 17.08.2019, rreth orës 03:30, në fshatin Fitore, Vlorë, shtetasi A.J, 45 vjeç, dyshohet se është vetëdjegur në banesë ku për pasojë ka humbur jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vetëdjegur.
45 vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendorë dhe jetonte vetëm në banesë.
Grupi hetimorë po kryen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave./ Opinion.al E.Xh.