Një shtetase gjermane është dërguar pa shenja jete sot në spitalin rajonal të Vlorës.
Policia bëri me dije se bëhet fjala për shtetasen gjermane L. K., 41 vjeçe.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës./Opinion.al