Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vlora zhytet në errësirë/ Qyteti pa ujë dhe drita, reagon OSSH

2024/10/04 at 8:23 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vlora zhytet në errësirë/ Qyteti pa ujë dhe drita, reagon OSSH

Vlora është qyteti i goditur më rëndë nga moti i keq me stuhi, erë të fortë dhe reshje të dendura që ka mbërthyer Shqipërinë ditën e sotme.


Kryebashkiaku Ermal Dredha tha për mediat se janë evakuuar mbi 30 familje si pasojë e përmbytjeve, ndërsa bëri thirrje për ndihmë në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile.

“Situata vijon të mbetet jo ajo që duam për shkak të prurjeve të reshjeve që ishin shumë të dendura. Shiu zgjati për një kohë të gjatë, 2 orë e 30 minuta pa ndalim që shkaktoi dhe një efekt negativ tek pjesa e kanalit të ujërave të larta që ka dalë jashtë shtratit dhe gjithë uji ka vërshuar në mes të qytetit. Jemi në terren për të menaxhuar situatën por situata ka qenë realisht alarmante”, tha Dredha në një prononcim për mediat.

Ndërkohë, qyteti bregdetar ka mbetur në errësirë totale si pasojë e përmbytjeve. Aktualisht në qytetin e Vlorës është shkëputur energjia elektrike dhe po ashtu është ndërprerë furnizimi me ujë, ndërsa qytetarët ankohen se në këto kushte e kanë të pamundur të shkarkojnë ujin me pompa nga banesat e përmbytura.

Për situatën e krijuar ka reaguar edhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes duke sqaruar se punonjësit e tyre në Vlorë kanë vepruar për të shmangur ndonjë tragjedi nga kontakti me rrymën teksa qyteti është mbuluar nga uji, duke stakuar kështu disa fidera. Kjo masë sigurie sipas OSSH do të vijojë deri në normalizimin e situatës, ndërkohë që kërkohet mirëkuptim nga qytetarët.

Po ashtu OSSH sqaron se do të ketë ndërprerje të energjisë deri në përfundimin e kontrolleve në çdo kabinë elektrike, të cilat rrezikojnë të jenë të përmbytura.

“Sikurse ishte parashikuar, vendi ynë është gjendur në kushte atmosferike të këqija, karakterizuar me reshje të dendura shiu dhe shkarkesa atmosferike. Vlora është zona më e prekur, ku reshjet e dendura kanë përmbytur shumë zona. Si pasojë e prezencës së ujit, për të evituar probleme të mëtejshme në rrjetin elektrik, ekipet e OSSH Vlorë kanë marrë masa duke stakuar disa fidera si masë sigurie deri në normalizim të situatës. Do të ketë mungesë të energjisë deri në momentin e largimit të ujit dhe kontrollit të kabinave. Ekipet e gatishmërisë do të jenë në terren për të risjellë sa më shpejt energjinë”, thuhet në reagimin e OSSH të Vlorës.



Ju sugjerojmë

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

16 Qershor, 2026 4:58 pm
Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
Vozinha, ish-peshkatari i cili u bë fenomen në Botëror pas ndeshjes me Spanjën
Sport

Vozinha, ish-peshkatari i cili u bë fenomen në Botëror pas ndeshjes me Spanjën

16 Qershor, 2026 3:58 pm
Kryeministri britanik: Ne do ta rrisim presionin mbi Putinin, derisa të ndalet lufta
Bota

Kryeministri britanik: Ne do ta rrisim presionin mbi Putinin, derisa të ndalet lufta

16 Qershor, 2026 3:55 pm
Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
Rajoni

Kurti fajëson sërish opozitën: Të heqë dorë nga sjellja refuzuese për presidentin

16 Qershor, 2026 3:32 pm
Polonia kërkon prani të përhershme ushtarake amerikane
Bota

Polonia kërkon prani të përhershme ushtarake amerikane

16 Qershor, 2026 2:28 pm
Trump kritikon Netanyahun për Libanin: Sulmi në Bejrut ishte i tepërt
Bota

Trump kritikon Netanyahun për Libanin: Sulmi në Bejrut ishte i tepërt

16 Qershor, 2026 2:13 pm
Trump merr dhuratë nga kancelari gjerman, fanellë me emrin e tij dhe numrin 47
Bota

Trump merr dhuratë nga kancelari gjerman, fanellë me emrin e tij dhe numrin 47

16 Qershor, 2026 2:11 pm
“Nuk kam udhëtuar me lekët e shtetit”, Berisha- Ramës: Lejo komisionin hetimor
Kryesore

“Nuk kam udhëtuar me lekët e shtetit”, Berisha- Ramës: Lejo komisionin hetimor

16 Qershor, 2026 2:05 pm
Koçeku sfidon PS: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat
Politikë

Koçeku sfidon PS: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat

16 Qershor, 2026 2:02 pm
Para
U shfaq në dasmën e vajzës, zbulohet se si Michael Schumacher komunikon me familjarët

U shfaq në dasmën e vajzës, zbulohet se si Michael Schumacher komunikon me familjarët

Dënimi i Salianjit, Berisha thirrje demokratëve: Të bashkohemi në betejën për qeverinë teknike

Protesta e 7 tetorit, Berisha thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: Kjo është beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve

VIDEO/ U gjend në një guvë dhe thuhet se është 188 vjeç, sqarohet e vërteta për të moshuarin indian

VIDEO/ U gjend në një guvë dhe thuhet se është 188 vjeç, sqarohet e vërteta për të moshuarin indian
















TE FUNDIT

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
16 Qershor, 2026

Autoritetet amerikane pretendojnë se kanë parandaluar një sulm të mundshëm që mund të kishte shkaktuar mijëra viktima në Shtëpinë e...

Lexo më shumë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
16 Qershor, 2026

Kreu i SPAK, Klodjan Braho ka paralajmëruar se pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në...

Lexo më shumë

Vozinha, ish-peshkatari i cili u bë fenomen në Botëror pas ndeshjes me Spanjën

Vozinha, ish-peshkatari i cili u bë fenomen në Botëror pas ndeshjes me Spanjën
16 Qershor, 2026

Josimar Diaz, i njohur me emrin Vozinha, është fenomeni i parë që ka prodhuar Botërori në SHBA-Kanada dhe Meksikë. 40-vjeçari ishte...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik: Ne do ta rrisim presionin mbi Putinin, derisa të ndalet lufta

Kryeministri britanik: Ne do ta rrisim presionin mbi Putinin, derisa të ndalet lufta
16 Qershor, 2026

Nga samiti i G7 që po zhvillohet aktualisht në Evian të Francës, kryeministri britanik Keir Starmer dënoi sulmet ruse në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}