Vllaznia mundit të merrte vetëm barazimin në ndeshjen e luajtur në transfertë ndaj Skënderbeut.
Shkodranët vuajtën mungesat e titullarëve dhe kjo u pa që në pjesën e parë kur korçarët shënuan me Dennis Doëouna në minutën e 8. Edhe në mesin e pjesës së parë Skënderbeu kishte mundësi shënimi. Vllaznia kërkoi me ngulm golin por m,undi ta gjente vetëm në pjesën e dytë.
Ishte pikërisht minuta e 58 kur Victor Da Silva kaloi brazilianin e Skënderbeut Jean Victor në zonë, por pësoi faull në zonë dhe fitoi penallti. Haris Dilaver nga pika e bardhë vendosi baraspeshën në rezultat. Disa raste të tjerë të shkodranëve për të shënuar nuk u finalizuan siç duhet dhe takimi përfundoi në barazim 1-1.
Ky rezultat e vë në rrezik pozicionin e Vllaznisë. Partizani mund të afrohet deri në 3 pikë nëse arrin të fitojë ndaj Kukësit, ndeshje që do të nisë në orën 14 dhe që mbyll javën e 20 të Superligës.