Vllaznia do të luajë në Superiore edhe sezonin e ardhshëm pasi mundi Besëlidhjen me rezultatin 3-1.
Skuadra shkodrane kaloi në avantazh në minutën 15 me një goditje të Arsid Krujës. Por vetëm 3 minuta më vonë është Herald Marku që shënon një tjetër gol.
Besëlidhja shkurton rezultatin falë sulmuesit Xhorxhevic, në minutën 38.
Në pjesën e dytë, tensioni midis skuadrave që luftojë për të luajtur në Superiore sezonin e ardhshëm është i fortë, por shuhet në minutën e 79 kur veterani Gilman Lika shënon golin e qetësisë për shkodranët./Opinion.al