Vllaznia e femrave bën historinë në futbollin shqiptar.
Vajzat nga Shkodra arritën të kualifikohen në fazën e grupeve në Champions League, duke u bërë ekipi i parë që arrin në turneun më të madh europian të futbollit për klube.
Vllaznia arrit të kualifikohej pasi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj ekipit ukrainas të Kharkiv, ndërkohë që ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 1-1.
Me këtë kualifikim, Vllaznia do të përfitojë 500 mijë euro nga pjesëmarrja në grupet e ‘Champions League.’