Vllaznia ka fituar ditën e sotme me rezultatin 0-1 sfidën me Kukësin, e vlefshme për javën e 14 të Superligës. Teksa mori hak kështu edhe për humbjen që kanë pësuar deri më tani në kampionat kundër verilindorëve në fazën e parë.
Vendimi duket se u mor nga Arlind Kalaja, i cili përfitoi nga një top i grushtuar jo mirë nga portieri Tafa.
Me këtë fitore Vllaznia vijon të shkëputet në majë të Superligës. Aktualisht ekipi shkodran është në kuotën e 32 pikëve, 9 më shumë se Teuta, e cila po sot mposhti 2-0 Bylisin./Opinion.al