Klubi i Vllaznisë, pasi siguroi pjesëmarrjen në Kupat e Europës vetëm në javën e fundit të kampionatit, ka emëruar edhe drejtorin e ri sportiv.
Për këtë rol ka përzgjedhur Elvis Plorin, i cili ishte trajner i skuadrës U21 dhe ia doli ta shpallte skuadrën kampione. Plori ka qenë edhe më parë trajner i Vllaznisë.
Shkodranët do ta nisin eksperiencën e tyre në kompeticionin e Conference League nga turi i parë eliminator, teksa kuqeblutë presin në vijim edhe kundërshtarët e mundshëm nga shorti.