Vllaznia dhe Partizani janë ndarë në barazim 1-1 në takimin e sotëm të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”. Shkodranët arritën të kalonin në avantazh që në minutën e 4t falë një goli mjaft të bukur të Çinarit, por Partizani u kundërpërgjigj në minutën e 79 me një supergol të Bathës, i cili realizoi duke goditur topin me parabël.
Pas këtij takimi, Partizani ngjitet në kuotën e 20 pikëve, duke u klasifikuar në vendin e 4t me pikë të barabarta me Kukësin dhe Tiranën që renditen më lart falë golavarazhit, ndërsa Vllaznia mban vendin e 5të me 12 pikë, po aq sa Luftëtari i vendit të 6, por me superioritet në golavarazh.