Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vllahutin trazon Brukselin dhe Tiranën

2017/02/05 at 8:28 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Kë “dogji” Ambasada Amerikane?

Nga Desada Metaj

Blerja e një vile nga selia diplomatike e BE në Tiranë këtë herë ka marrë vëmendje edhe në Bruksel. Gazeta europiane “New Europe” në një shkrim të sajin ka denoncuar aktin e blerjes së kësaj vile nga ambasada e BE në Tiranë.

Gazeta e pavarur e përjavshme, që mbulon institucionet kyçe të BE, “New  Europe”  ka botuar një shkrim në të cilin thuhet se vila e ambasadores Vllahutin në Tiranë, pranë komoleksit  Rolling Hills është blerë me një çmim prej 4700 euro për metër katror, ndërkohë që në atë zonë çmimet janë 1000 deri 2000 euro metri katror.

Nëse kërkon në web-in e Rolling Hills gjen te lira në shitje vila 3 katëshe të mrekullueshme që janë për 850.000 mijë euro! Por mbase 600 m2 sipërfaqja e këtyre vilave është shume e madhe për Ambasadoren.  Zëdhënësja Maja Kocijancic e pyetur nga New Europe për këtë çështje tha se “konkluzioni pas një analize të bërë, përfshin studim tregu dhe një vlerësim të pavarur”.

Gazeta përfshin në shkrimin e saj dhe fakte të dala më parë në median shqiptare se si kontrata e qerramarrjes para blerjes ka qenë 8000 euro/muaj kur në fakt me tregun e qerasë në zonë dhe sipërfaqen qeraja duhet të ishte rreth 4500 euro/muaj.

Sipas këtij shkrimi (linku i të cilit e gjeni ne fund) kontratën e ka  nënshkruar shefja Delegacionit Vllahutin. Edhe pse në fakt zëdhënësja e EU pretendon se negociatat kanë filluar para se Vllahutin të merrte detyrën.
New Europe bën dhe një përmbledhje të situatës së korrupsionit në Shqipëri duke përmendur shifrat e indeksit të perceptimit  që e  radhit Shqipërinë të 86, 1 pikë më poshtë se Mongolia dhe Zombia.

Këto fakte mbi korrupsionin i thekson dhe vetë Komisioni Europian në Raportin Vjetor të 2016 ku thekson se: “Korrupsioni prevalon në shumë fusha dhe vazhdon të mbetet një problem serioz”.

Duhet thënë se Delegacioni i BE në Shqipëri  ka një historik të sjelljes problematike.  Sipas “EU Observer” në 2007, dy italianë zyrtarë u arrestuan të dyshuar për rryshfete në prona të paluajtshme dhe kompani sigurimi ne New Delhi dhe Tiranë. Shkrimi mbyllet me dyshimin se ambasadorja Vllahutin është e afërt me enturazhin e kryeministrit Rama.

Ndërkaq kjo është hera e dytë që ambasadorja Vllahutin ndodhet përballë akuzave. Më parë, media në Shqipëri publikoi dhe një raport të deklarimit të pasurisë së saj në Kroaci ku sipas dokumenteve të siguruara kishte mangësira dhe masa të marra nga komisioni i deklarimit të pasurive në Kroaci. Ambasada e BE në Tiranë reagoi duke deklaruar se këto probleme ishin zgjidhur dhe nuk ekzistonte asnje hetim për zonjën Vllahutin në vendin e saj. Edhe zëdhënësja Kocijanic e pyetur nga gazetarët deklaroi për cështjen e blerjes së vilës se procedurat janë të rregullta dhe janë monitoruar nga Brukseli.

Ndërkaq zonja Vllahutin është tepër aktive në jetën politike shqiptare dhe muajt e fundit ajo ka patur një nga rolet  kryesore në realizimin e reformës në drejtësi, shumë të mirëpritur por dhe të debatuar nga politika.

Ndërsa gazeta New Europe që ka botuar shkrimin për të është një gazetë e përjavshme  e pavarur që trajton cështjet e BE-së dhe që botohet prej vitit 1993 me seli në Bruksel.

Kasandra boton me pseudonim dhe trajton kryesisht investigime të rasteve më të errëta të politikës, keqadministrimit dhe korrupsionit, pas asnjë filtër. Në faqen zyrtare të gazetës, thuhet: Ëndrra e vetme e Kasandrës është drejtësia: ta bëjë botën një vend më të mirë.

Linku dhe fotot e publikuara nga gazeta ne fjale: 

https://www.neweurope.eu/article/eu-pays-double/

kontrata e shitblerjes  rolling

https://www.neweurope.eu/article/eu-pays-double/

Etiketa: desada metajrolling hillstrazonvilaVllahutin

Ju sugjerojmë

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
Bota

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

20 Nëntor, 2025 11:09 pm
Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
Bota

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

20 Nëntor, 2025 9:16 pm
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
Sport

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

20 Nëntor, 2025 8:31 pm
Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
Aktualitet

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 8:10 pm
Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?
Bota

Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?

20 Nëntor, 2025 7:30 pm
Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë
Aktualitet

Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë

20 Nëntor, 2025 7:19 pm
Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati
Aktualitet

Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati

20 Nëntor, 2025 7:15 pm
Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë
Sport

Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë

20 Nëntor, 2025 6:49 pm
“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
Politikë

GJKKO e pezulloi nga detyra, Berisha për Ballukun: Ma thanë, por nuk e besova

20 Nëntor, 2025 6:35 pm
SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…
Aktualitet

SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…

20 Nëntor, 2025 6:33 pm
Para
U akuzua për përkthimin e Vetingut, shefi i EURALIUS largohet nga Shqipëria 

U akuzua për përkthimin e Vetingut, shefi i EURALIUS largohet nga Shqipëria 

Video/”Kosova është Serbi”, parrulla që inatosi futbollistin shqiptar duke u përleshur me tifozët 

Video/"Kosova është Serbi", parrulla që inatosi futbollistin shqiptar duke u përleshur me tifozët 

Raporti i SHISH/ Serial vrasjesh për territoret e kanabisit, si u përfshinë zyrtarët e policisë 

Raporti i SHISH/ Serial vrasjesh për territoret e kanabisit, si u përfshinë zyrtarët e policisë 

TE FUNDIT

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
20 Nëntor, 2025

Sulmet ajrore izraelite që ndodhën në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, në orët e para të së enjtes, kanë...

Lexo më shumë

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
20 Nëntor, 2025

Ukraina njoftoi sot se ka marrë një projektplan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i  dhënë fund luftës me...

Lexo më shumë

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
20 Nëntor, 2025

Kanë kaluar mbi 12 vjet nga aksidenti i rëndë me ski që i ndryshoi jetën legjendës së Formula 1, Michael...

Lexo më shumë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
20 Nëntor, 2025

Pas rreth shtatë orësh bisedime me Belinda Ballukun, kryeministri Edi Rama sapo është larguar nga ambientet e kryeministrisë. Ndërsa zv.kryeministrja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com