Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

2025/06/30 at 9:28 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

Vlera e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ka arritur nivelin më të lartë historik këtë vit.

Sipas informacionit nga Banka Qendrore, në fund të muajit prill rezervat e arit monetar arritën vlerën e 313 milionë eurove, në rritje me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave më të fundit, në 31 dhjetor 2024, sasia e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ishte afërsisht 109 mijë onz ose rreth 3.4 tonë. Sasia e rezervës ka ngelur e pandryshuar në raport me vitin 2023.

Rritja e vlerës së arit monetar i detyrohet rrjedhimisht ecurisë së çmimit të tij në tregjet ndërkombëtare, që kanë shfaqur një tendencë në qartë rritëse në vitin e fundit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill një onz ar këmbehej afërsisht me 285 mijë lekë, ndërsa në mesin e muajit qershor vlera e kursit të arit ka arritur në 289 mijë lekë, në rritje me 32% krahasuar me një vit më parë. Ky ndryshim përkon afërsisht me rritjen e vlerës së arit monetar brenda rezervës valutore të vendit.

Blerja e fundit e rezervave të arit, sipas informacionit publik të disponueshëm nga banka e Shqipërisë, është kryer në vitin 2023.

Në kuadër të rivlerësimit periodik të peshës së arit monetar në rezervën valutore, në shkurt 2023, Këshilli Mbikëqyrës mori vendim për blerjen e 28 lingotave ar, në sa si 11,200 onz ose rreth 0.35 tonë.

Rezervat e arit përbëjnë një pjesë relativisht të vogël të rezervës valutore të vendit, me rreth 4.7% të vlerës së aseteve totale të kësaj rezerve. Megjithatë, pesha e arit në strukturën e rezervës valutore është në rritje në vitet e fundit.

Një vit më parë, ai përbënte 4.3% të vlerës së mjeteve të rezervës, ndërsa dy vjet më parë më pak se 4%.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e mjeteve të rezervës në fund të muajit shkurt arriti në 6.73 miliardë euro, në rritje me 7.4% që nga fillimi i vitit dhe me 23.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vitin e kaluar, rritja e rezervës valutore u ndikua nga blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor.

Sipas informacionit zyrtar të publikuar në fund të marsit, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.

Banka e Shqipërisë ka planifikuar një rritje të mëtejshme të blerjeve të valutës në vitin 2025, të paktën në pjesën që lidhet me rezervën valutore, megjithëse, siç kanë treguar të dhënat e deritanishme të vitit të kaluar, blerjet më të mëdha kanë qenë ato direkte, me objektiv kontrollin e kursit të këmbimit.

Ndërsa në pjesën e parë të këtij viti vlera e rezervës u ndikua pozitivisht nga emetimi i Eurobondit të radhës nga qeveria shqiptare.

Në përfundim të procesit, u emetuan 650 milionë euro Eurobonde me maturim 10-vjeçar dhe fondet e siguruara prej tyre u transferuan në llogaritë e qeverisë shqiptare pranë Bankës së Shqipërisë. Kjo i ka dhënë një shtysë të mëtejshme rritjes së rezervës valutore./Monitor

Ju sugjerojmë

Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik
Life Style

Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik

21 Korrik, 2025 4:58 pm
Shqipëria hyn në “ferrin” e të nxehtit afrikan
Aktualitet

Shqipëria hyn në “ferrin” e të nxehtit afrikan

21 Korrik, 2025 4:57 pm
Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza
Bota

Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza

21 Korrik, 2025 4:38 pm
Nigel Farage: Rama ka pranuar të marrë mbrapsht të burgosurit shqiptarë
Aktualitet

Nigel Farage: Rama ka pranuar të marrë mbrapsht të burgosurit shqiptarë

21 Korrik, 2025 4:36 pm
Transferimi i parave të pista përmes sistemit “Hawala”, burg për dy të arrestuarit
Kronikë

Transferimi i parave të pista përmes sistemit “Hawala”, burg për dy të arrestuarit

21 Korrik, 2025 4:27 pm
Putin dhe Trump mund të shtrëngojnë duart në Pekin
Bota

Putin dhe Trump mund të shtrëngojnë duart në Pekin

21 Korrik, 2025 4:16 pm
Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për ndërtimin e një naftësjellësi
Bota

Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për ndërtimin e një naftësjellësi

21 Korrik, 2025 4:07 pm
Balluku inspekton sportelet për e‑Albania në Patos: Abuzuesit do ndëshkohen…
Aktualitet

Balluku inspekton sportelet për e‑Albania në Patos: Abuzuesit do ndëshkohen…

21 Korrik, 2025 3:54 pm
Mbyllen hetimet, SPAK dorëzon në GJKKO dosjen “Partizani”
Aktualitet

GJKKO reagon pas deklaratave të Berishës: S’kemi asnjë konflikt institucional

21 Korrik, 2025 3:31 pm
Tentoi të hynte në Shqipëri, kapet në Morinë turku i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Aktualitet

Tentoi të hynte në Shqipëri, kapet në Morinë turku i shpallur në kërkim ndërkombëtar

21 Korrik, 2025 3:17 pm
Para
Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Nis sot në GJKKO procesi për “Partizanin”/ Malltezi: Kjo është gjueti shtrigash!

Nis sot në GJKKO procesi për “Partizanin”/ Malltezi: Kjo është gjueti shtrigash!

“Opera” e sheikut arab zbarkon në Durrës

“Opera” e sheikut arab zbarkon në Durrës

TE FUNDIT

Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik

Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik
21 Korrik, 2025

Britania po udhëheq planet për ndërtimin e një avioni revolucionar hipersonik, i cili do të mund të fluturojë në kufijtë...

Lexo më shumë

Shqipëria hyn në “ferrin” e të nxehtit afrikan

Shqipëria hyn në “ferrin” e të nxehtit afrikan
21 Korrik, 2025

Shqipëria ka hyrë në një tjetër valë të të nxehtit afrikan. Sipas sinoptikanëve, pothuajse i gjithë vendi, edhe zonat malore,...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza

Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza
21 Korrik, 2025

Ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thotë se 59,029 persona janë vrarë që kur Izraeli nisi ofensivën...

Lexo më shumë

Nigel Farage: Rama ka pranuar të marrë mbrapsht të burgosurit shqiptarë

Nigel Farage: Rama ka pranuar të marrë mbrapsht të burgosurit shqiptarë
21 Korrik, 2025

Nigel Farage deklaron se kryeministri Edi Rama ka rënë dakord të marrë mbrapsht të gjithë të burgosurit shqiptarë nga Britania. Lideri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com