Sapo është liruar (zyrtarisht) nga detyra drejtori i SHISH Visho Ajazi Lika, ambasdorja e BE, Romana Vlahutin shkoi në zyrën e Presidentit Ilir Meta. Në tryezën e këtij të fundit është emri i Helidon Bendos për në krye të SHISH. Emër i propozuar nga Kryeministri Edi Rama. Mësohet se takimi Vlahutin-Meta ka në qendër pikëisht këtë zhvillim, pra emërimin e drejtorit të ri të shërbimit sekret.