Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vlahutin, krimi dhe droga”… Gazeta gjermane zbulon përse nuk hapen negociatat

2017/03/26 at 10:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Vlahutin, krimi dhe droga”… Gazeta gjermane zbulon përse nuk hapen negociatat

Gazeta gjermane “Franfurter Allgemeine Zeitung” në një artikull të sajin me autor Karl-Peter Schwarz shkruan se Shqipëria është larg hapjes së negociatave.


Gazetari përmend probleme me shtetin ligjor në këtë kuadër dhe vlerëson rolin e opozitës dhe kauzat e saj.

Po kështu, ai përmend edhe aferat për të cilat akuzohet ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.

SHKRIMI

Shqipëria e lufta me mullinjtë e erës

Frankfurter Allgemeine Zeitung

Karl-Peter Schwarz

Mars 2017

Në mars bëhen tre vjet që Shqipëria është kandidate për në BE, por hapja e negociatave shkon vetëm duke u shtyrë. Një ndër problemet kryesore janë deficitet në shtetin ligjor dhe kapja e institucioneve nga krimi i organizuar.

Problem është edhe korrupsioni në gjyqësor. Në Shqipëri, gjyqtarët dhe prokurorët janë të detyruar të bëjnë publike të ardhurat e tyre. Komisioni i BE, ka kritikuar se shkeljet e ketij detyrimi nuk janë ndëshkuar. Në dhjetorin e vititi të shkuar u publikuan të ardhuart e 81 gjyqtarëve të apelit, të cilat u pesëfishuan. Njëri syresh, tregoi se e kishte shtuar pasurinë me 1,5 milione euro.

Shqipëria është ndër vendet më të varfëra në Europe. E ardhura mesatare vjetore është 3800 euro. Qe nga 1 Janari, një ligj detyron vleresimin e përgjithshem të gjyqësorit. Afro 800 gjykates e prokurore duhet të verfikohen për profesionalitetin, integritetin, pavarësinë politike e lidhjet me krimin. Për këtë, qellim do te formohet një komision me 27 antare të cilët emërohen nga Kuvendi. Veprimtaria e tye do të mbikëqyret nga vezhgues ndërkombëtare. Akti i parë i tyre është perpilimi i një liste të zezë për të penguar që persona të dyshimtë të emërohen në këtë komision. Vezhguesit udhehiqen nga Genoveva Ruiz Calavera një funksionare e Komisionit Europian. Shpallja e kesaj procedure shkaktoi doreheqjen e disa magjistrateve. Konsiderohet se dy të tretat e magjistratevë, gjyqtare e prokurore, nuk do ta  kalojnë klasën.

Asnjë nga vendet ish komuniste nuk ka ndërmarreënjë reforme kaq radikale, ftesa e vëzhguesve të huaj tregon paqufinë e vendit për të çliruar drejtësinë nga prangat e korrupsionit dhe instrumentalizimit politik. Megjithëse vezhguesit ndërkombetare nuk kane fuqi ekzekutive, zor se mund të kundershohen nga instancat shqiptare. Qe vlerësimi të mos përdoret politikisht duhet qe integriteti i të gjithe atyre që perfshihen ne të, të jete mbi çdo dyshim.

Përfaqësia e BE është me rendesi pasi bën ndërmjetësuesen ndërmjet vëzhguesve të huaj dhe zyrtarëve të Tiranës.

Pikërisht ambasadorja e BE kroatja Romana Vllahutin është përballur me një afere korrupsioni të zbuluar nga mediat shqiptare, në lidhje me vilën pompoze 600 metra katror që u mor nga EAD si rezidence për të. Vila  u ble nga me një cmim prej 1,65 milion euro në rezidencën ekskluzive, Rolling Hills. Cmim, i cili është dyfish më i shtrenjtë se i tregut të asaj zone.

Ingeborg Gresle (CDU) kryetare  e komisionit për mbikqyerjne e buxhetore në Parlamentin Europian po heton blerjen e viles. Ajo shprehet se rasti në fjalë e ka dëmtuar rëndë imazhin e BE –së.

Opozita shqiptare dyshon për ish punonjësen e presidentit socialist, Ivo Josipovic të Kroacisë, se ajo po punon nën rrogozë  me kryeministrin socialist, Edi Rama për të  deformuar reformën në drejtësi në favor të Edi Ramës. Në qershor mbahen zgjedhjet në Shqipëri, opozita e ka braktisur parlamentin me argumentin se zgjedhjet janë në rrezik dhe kërkon një qeveri teknike. Rama në të kundërtën akuzon se opozita kërkon ti shpëtojë reformës në drejtësi e të bllokojë integrimin e vendit në BE (përsa kohe opozita është jashte parlamentit Komisoni i vleresimit nuk mund të formohet).  Konfrontimet janë rritur edhe brenda koalicionit; ministri i drejtësisë Ylli Manjani duhet të jepte dorëheqjen, kur akuzoi haptazi se socialistët janë mbrojtësit e baronëve të drogës.

Krimi i organizuar dhe droga kanë rrënjë të thella në politikën shqiptare. Përfaqësuesi i OSBE-së  Bernd Borchard deklaroi se më shumë se 2 miliard euro nga paratë e drogës mund të përdoren për të manipuluar zgjedhjet. Nga ligji i dekriminilazimit jane prekur afro 30 deputetë e të tjerë, së fundmi edhe deputeti socialist Armando Prenga, por sukseset të mëdha në luftë kundër krimit të organziuar nuk ka.

Një urdher arresti nderkombetar për Klement Balilin, i cili cilësohet si Eskobari Ballkanit u injorua nga policia shqiptare derisa ai mundi të fshihej. Nën rrjetën e hetuesve bien vetëm peshqit e vegjël. E cuditshme është që kanabisi nga Shqipëria ka mbytur tregun, ndërsa policia krenare deklaron se ka shkatërruar 99 përqind të territorit të mbjellur me drogë. Vetëm në shkurt policia italiane arriti të kapte shumë tonelata drogë. Prokurori i antimafies italiane Franko Roberti, deklaroi në Tiranë se prodhimi i kanabisit është trefishuar. Ai do të bashkëpunojë ngushtë me kolegët në Tiranë për të gjetur arsyen.

Etiketa: Gazeta gjermanevlahutin


Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Para
Izraeliti që skanon çimkat e deputetit, zbulohet e vërteta

Izraeliti që skanon çimkat e deputetit, zbulohet e vërteta

Video-Skandali/ I hyn xhami në sy, doktori vjen pas një ore

Video-Skandali/ I hyn xhami në sy, doktori vjen pas një ore

Makina përplas 55 vjeçarin, e le të vdekur në rrugë

Makina përplas 55 vjeçarin, e le të vdekur në rrugë
















TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com