Në këtë 28 nëntor Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka uruar 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Në mesazhin e urimit drejtuar presidentit Ilir Meta, Putin shkruan se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.
“I nderuar zoti President, Pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian. Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet. Me respekt, Vladimir Putin”, *thuhet në mesazhin për Metën.