Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në Turqi.
Sipas Putin, vrasja e ambasadorit është provokim për të dëmtuar marrëdhëniet ruso-turke dhe për të dëmtuar procesin e paqes në Siri.
“Kjo vrasje është qartësisht një provokim për të dëmtuar normalizimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve ruso-turke si dhe për të minuar procesin e paqes në Siri, të nxitur nga Rusia, Turqia dhe Irani.
E vetmja përgjigje e Moskës për vrasjen e ambasadorit rus është rritja e luftës kundër terrorizmit, bëri të ditur Presidenti rus Vladimir Putin.