Bota

Vladimir Putin do të vaksinohet me vaksinën ruse Sputnik V


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:22 - 27/12/20 |
Semiljana Azizi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të vaksinohet me vaksinën Sputnik V, vaksinë kjo e krijuar nga vetë Rusia.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha këtë të dielë se presidenti, “do të njoftojë vetë, në lidhje me vendimin”.

Një ditë më herët, Ministria e Shëndetësisë e Rusisë ka miratuar përdorimin e vaksinës te personat mbi 60 vjeç. Sipas kësaj ministrie, vaksina është më shumë se 90% efektive për këtë grup-moshë.

Kujtojmë që presidenti Putin është 68-vjeç. Gjatë një konference për media më 17 dhjetor, Putin ka thënë se do të vaksinohet  pasi të zgjidhen “të gjitha çështjet formale”.

Ndërkohë që Rusia ka miratuar vaksinën Sputnik V më 11 gusht, duke e bërë atë vaksinën e parë të koronavirusit që fiton miratimin zyrtar. Në Rusi numërohen më shumë se tre milionë njerëz të infektuar me virusin COVID-19 që prej nisjes së pandemisë./Opinion.al

Pas