Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VKM për konviktet, LSI-Ramës: Po i hedh hi syve shqiptarëve

2018/12/12 at 6:13 PM
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
VKM për konviktet, LSI-Ramës: Po i hedh hi syve shqiptarëve

Pas vendimit që miratoi sot qeveria në lidhje me marrëveshjen me qeverinë gjermanë për rikonstruksionin e konvikteve në Universitetin e Tiranës, vjen një reagim nga Lëvizja Socialiste për Integrim.


Përmes një deklarate për mediat nga selia e LSI-së, Kejdi Mehmetaj sulmoi kryeministrin Edi Rama ndërsa shtoi se projekti në fjalë duhet të kishte përfunduar. Ne emer te LSI ajo tha se Rama po tallet me studentet.

Deklarata për shtyp e deputetes së LSI, Kejdi Mehmetaj:

Në shtator të 2017 në Parlamentin e Shqipërisë, unë së bashku me kolegët e LSI, kemi mbajtur qëndrimet tona rreptësisht llogarikërkuese dhe agresive, lidhur me një grant që i ishte dhënë shtetit shqiptar nga KFV-ja gjermane, me qëllim rehabilitimin, rikonstruksionin për konviktet të ndodhura në Qytet Studenti, sipas parimit të eficensës së energjisë elektrike.

Në 2017 na u soll një kërkesë për shtim fondi dhe fjalët tona kanë qenë pikërisht këto: 4.5 milion euro ishin dhënë në fazën e parë për këtë fond, por me ato 4.5 milion euro ende nuk kishte ndodhur asgjë. Projekti do të duhej të kishte filluar në 2016, të mbaronte në 2018, por në 2017 u shtua një pjesë e fondit, ndërkohë asgjë nuk kishte filluar në Qytetin Studenti, asgjë nuk dihej se kush nga konviktet do të rikonstruktohej dhe akoma më pak askush nuk bënte transparencën se si ishte projekti mbi të cilin jepeshin dhe paratë nga ky fond.

Në atë kohë kemi thënë qartazi, se kjo është një dorë koruptive, e cila vazhdon të mos tallet vetëm me paratë e taksapaguesve shqiptarë, por edhe me ato të taksapaguesve gjermanë. Ja ku jemi sot në ditën e 8 te protestës së mijëra studentëve shqiptarë, të cilët dalin aty dhe me sinqeritetin dhe kokëfortësinë që i karakterizon, i kërkojnë kryeministrit që të vërë dorë mbi ato konvikte, që siç e thanë strehojnë mijëra studentë dhe nuk kanë kushtet minimale të jetesës, këtë e kemi thënë tashmë prej 4-5 vitesh. Dhe kryeministri për ti hedhur hi syve, nxjerr sot një gjasme shtim fondi të tretë për të njëjtin projekt, i cili edhe pse duhej të ishte në vitin e tij të fundit, ende nuk i ka dhënë rezultatet për banorët, rezidentët e Qytetit Studenti.

Nëse aty do të kishte patur në qoftë edhe pak ndërhyrje serioze, studentët nuk do të ishin sot në shesh. Studentët janë sot në shesh dhe vazhdojnë të jenë sot në shesh, kanë kaluar mbrëmë natën dhe kryeministri tallet me ta , tallet me fëmijët e shqiptarëve, të cilat në temperatura -1 apo -2oC qëndrojnë në të ftohtë atje, kërkojnë të drejtën e tyre për të studiuar, kërkojnë të drejtën e tyre për të jetuar në kushte dinjitoze, madje jo ti afrohen të rinjve europian, por të jenë pak më mirë seç janë tani, të paktën të kenë shansin që të gatuajnë, të kenë ngrohje, të kenë shansin që të jetojnë pa frikën se dikush do tu vijë në konvikt dhe do tu ndërrojë dhomat, sepse aty paguhet ryshfet edhe me radhë.

Po e përsëris edhe një herë, për tu hedhur hi syve shqiptarëve, vjen sot me një fazë të tretë të një projekti që ende nuk ka thënë seç ka ndodhur me milionat e mëparshme të eurove. I bëj edhe një edhe një herë kryeministrit, sot në parlamentin shqiptar Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar amendimet ose aktet ligjore të nevojshme për të dhënë një fond dinjitoz, 5 miliardë euro në mënyrë që konviktet e studentëve të rikonstruktohen, që realisht ata të kenë kushte dinjitoze.

Të tallesh sot me studentët, tu hedhësh copa letrash përpara edhe asgjë konkrete, do të thotë vetëm të kesh frikë prej tyre, jo vetëm të jesh në ngërç, por edhe të duash të bësh sikur ata nuk ekzistojnë. Sado të duash kryeministër, ata janë aty, ata janë në shesh, ata nuk do të lëvizin nga aty derisa tu plotësohen kërkesat e tyre, por mbi të gjitha nuk do të lëvizin nga ai shesh deri sa Shqipëria të bëhet vendi i ëndrrave të tyre dhe Shqipëria nuk bëhet dot vendi i ëndrrave të tyre as me gënjeshtra, as me mashtrime dhe aq më pak me korrupsion.

Kështu që edhe një herë e bëjmë këtë konferencë për shtyp, tashmë jo për ti bërë thirrje qeverisë shqiptare sepse qeveria shqiptare nuk ka më sy e veshë, qeveria shqiptare duhet ti lërë sot zyrat e saj, por e bëjmë këtë thirrje për qeverinë gjermane që të vijë dhe të kontrollojë se çfarë ka ndodhur me milionat e eurove, të cilat i janë dhënë si grant në Shqipëri për rikonstruksion dhe rinovimin e konvikteve, por ende nuk kemi parë asnjë rezultat, ndërkohë që ky duhet të ishte viti i finalizimit të atij projekti.

Faleminderit!

 

 

Etiketa: konviktetmehmetajVKM


Ju sugjerojmë

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Berisha: AKSHI, ultra-mafioz me ofertat fake në tendera
Kryesore

Berisha: AKSHI, ultra-mafioz me ofertat fake në tendera

24 Dhjetor, 2025 3:30 pm
Rindërtohet Pediatria në QSUT, Rama inspekton punimet: Shërbim cilësor për pacientët
Kryesore

Rindërtohet Pediatria në QSUT, Rama inspekton punimet: Shërbim cilësor për pacientët

24 Dhjetor, 2025 2:54 pm
PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
Kryesore

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

23 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar

23 Dhjetor, 2025 3:20 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS
Politikë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS

23 Dhjetor, 2025 1:47 pm
Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD
Kryesore

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

23 Dhjetor, 2025 11:26 am
Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

22 Dhjetor, 2025 10:00 pm
Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen
Kryesore

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen

22 Dhjetor, 2025 1:28 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Kryesore

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

21 Dhjetor, 2025 7:16 pm
Para
Ish-avokati i Trump, Michael Cohen dënohet me 3 vite burg

Ish-avokati i Trump, Michael Cohen dënohet me 3 vite burg

Bes Kallaku zbulon arsyen pse Xhensila ka plot 3 ditë që qan

Bes Kallaku i merr rrobat borxh Xhensilës!!

Përzgjidhen dy anëtarët e parë të KLGJ-së

Përzgjidhen dy anëtarët e parë të KLGJ-së
















TE FUNDIT

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë
25 Dhjetor, 2025

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se në...

Lexo më shumë

Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri

Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri
25 Dhjetor, 2025

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se kanë penguar disa sulme të planifikuara për ditët e Krishtlindjes dhe Vitit të...

Lexo më shumë

Qëllohet me thikë një person në Tiranë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
25 Dhjetor, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në kryeqytet, si pasojë e një konflikti me dy persona të tjerë....

Lexo më shumë

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim
25 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ndarë një mesazh urues për besimtarët shqiptarë. Në urimin e tij nga Katedralja e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com