Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës pas tre raundeve votimesh në Kuvendin e Kosovës. Politikania 38-vjeçare, ka marrë 71 vota në raundin e tretë, ndërsa 11 vota rezultuan të pavlefshme.
Në raundin e parë Osmani mori 69 vota, të pamjaftueshëm për atë fazë, kurse kandidati tjetër Nasuf Bejta mori 0 vota, ndërkohë që në raundin e dytë votat e pjesëmarrësve kanë qenë 82, 11 prej të cilëve të pavlefshëm, dhe 4 për kandidatin Nasuf Bejta, me 67 vota për Osmanin.
Vjosa Osmani, 38 vjeçe, është e diplomuar për drejtësi. Ajo më parë ka mbajtur postin e Kryetares së Kuvendit të Kosovës.
E lindur në Mitrovicë, Osmani ka përfunduar studimet master dhe doktoraturë në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA.
Karriera e saj politike ka nisur si aktiviste e LDK-së ndërsa në vitin 2009 ajo u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëhershme të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Ajo ka dhënë kontribut për pavarësimin e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku në atë kohë ishte pjesë e palës kosovare në mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, rast të cilin Kosova e kishte fituar kundrejt Serbisë.
Vjosa Vjosa është martuar dhe është nënë e dy vajzave binjake. Prej tre legjislaturash ajo është deputete e Kuvendit të Kosovës.