Përmbytjet nga lumi Vjosa kanë vijuar edhe gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm. Tre banesa janë përmbytur dhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë.
Janë edhe 7 familje që janë evakuar në zonën e ish-pularisë.
Edhe ditën e djeshme për shkak të fryrjes së Vjosës, ujërat vërshuan në Bisht të Malit në Selenicë, duke shkaktuar bllokimin e aksit nacional.
Edmond Panariti u bëri thirrje banorëve dhe bizneseve pranë brigjeve të lumit Vjosa që të largohen prej andej, për shkak sipas tij, pasi 12 orët e ardhshme priten prurje të mëdha të këtij lumi./oranews