Tre gra u gjetën të vdekura me plagë të dukshme me thikë në një shtëpi publike në Vjenë pak pas mesnate.
Një dëshmitar zbuloi gjurmë gjaku jashtë ndërtesës, që ndodhet pranë lumit Danub, dhe lajmëroi policinë e cila zbuloi ngjarjen.
Trupat e tre viktimave kishin “prerje dhe plagë me thikë”, tha zëdhënësi i policisë Philipp Hasslinger për Associated Press.
Një 27-vjeçar u arrestua në afërsi të bordello-s, teksa mbante një thikë, armën e supozuar.
Policia tha se i dyshuari është një azilkërkues nga Afganistani dhe do të merret në pyetje nga policia.
Identiteti i tre viktimave mbetet i paqartë.
Nuk është dhënë asnjë motiv për vrasjet dhe i dyshuari është ende duke u marrë në pyetje. Shtëpia publike është në lagjen e 20-të të Vjenës, një nga më të varfrat e qytetit./Opinion.al