Aktualitet

“Vjen nga rruga”/ Tabaku dhe Bardhi debat me Ibrahimaj: Trego kush ta ka dhënë shtëpinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:08 - 22/12/22 |
Opi Nion

Është shoqëruar me debate të forta seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Janë përfshirë në debat ministrja e ekonomisë Delina Ibrahimaj, deputetja e PD, Jorida Tabaku dhe deputeti demokrat Gazment Bardhi.

Debati erdhi pasi Tabaku krtitikoi politikat e qeverisë, ndërsa tha se shqiptarët nuk jetojnë vetëm tre muaj në kohë zgjedhjesh.

Sakaq pas reagimit të ministres ka reaguar deputeti Gazment Bardhi, i cili i ka kërkuar Ibrahimajt të tregojë se e kujt është shtëpia ku jeton.

Ndërkohë që deputetja e PD Jorida Tabaku iu kthye ashpër Ibrahimajt duke i thënë se  t’i vijë turp që e quan opozitën si ‘opozita e vulës’.

Debati në Kuvend

Bardhi: Trego kush të ka dhënë shtëpinë ty, e kujt është shtëpia që jeton ti? Trego.

Tabaku: Të të vijë trup që më thua mua opozita e vulës, ti që vjen nga rruga dhe u bëre ministre, të të vijë turp.

Bardhi: Shërbëtore.

Tabaku: Po ta them dhe një herë, askush nuk ka paaftësinë tënde dhe askush nuk e ka korrupsionin tënd.

Pas