Fëmija i parë i ardhur në jetë në vitin 2016 është një djalë i lindur në maternitetin “Koço Gliozheni”. Foshnja ka ardhur në jetën që në minutën e parë të vitit të ri, në orën 00:01 dhe gëzon shëndet të plotë. Ai ka një peshë 4 kg e 150 gramë dhe është fëmija i tretë i një çifti nga Tepelena. Prinderit ende nuk kane vendosur per emrin e tij.