Senati amerikan e ka konfirmuar ish-shefin ekzekutiv të Exxon Mobil, Rex Tillerson në postin e Sekretarit të Shtetit, ndonëse nominimi i tij ka nxitur polemika për shkak të bizneseve në Rusi dhe lidhjeve të afërta që ka me presidentin rus, Vladimir Putin.
Senati ka votuar me 56 vota për dhe 43 kundër.
Të gjithë republikanët kanë votuar pro Tillersonit, ndërsa shumica e senatorëve demokratë kanë votuar kundër.
Senatori republikan, Bob Corker, që është edhe udhëheqës i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, ka thënë se ai është i sigurt që Tillerson do të jetë lider efektiv i Departamentit të Shtetit.