Aktualitet

“Vjehrra rrinte në telefon,rrogën e dorëzoja”, nusja që u kap mat: S’kërkoj falje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:19 - 30/05/22 |
Opi Nion

Vajza 20-vjeçare nga Librazhdi që u kap mat me të dashurin nga familjarët e bashkëshortit të saj ka treguar se çfarë e ka shtyrë atë të krijonte një lidhje jashtëmartesore.

Në një rrëfim për “News24”ajo ka treguar se nuk ndihej plotësisht e penduar për atë që kishte bërë, ndërsa u shpreh se i kërkonte falje vetëm familjes së saj.

Ajo nuk i kërkoi falje për tradhtinë bashkëshortit dhe foli për marrëdhëniet që kishte me vjehrrit.

Do t’i thoja pse nuk më more në Gjermani. Pse më le këtu. Pse më bërë shërbëtore të familjes tënde. Të ketë turp familja jote që më dhunoi dhe më shpërndau videon. A je penduar: Edhe po edhe jo. Falje i kërkoj familjes sime, ndërsa atyre falje kurrën e kurrës nuk i kërkoj.

Mami më thoshte gjithmonë kujdes kujdes. Kërkoj shumë falje që e bëra këtë gjë. Babi më ka mbushur mendjen me prindërit e atij që të martohem. Mami jo. Me vjehrra shkoja mirë. Me vjehrrën jo aq mirë. Ishte keq. Më thoshte që bëj punët e mirë. Nuk ke pse zihesh me të tjerët dhe mua. Bëja punët në të dyja shtëpitë. Fshija, laja, gatuaja. Vjehrra rrinte jashtë, rrinte me telefon thoshte tani të kam ty nuse”,-tha ajo.

E reja deklaroi se bënte punët e shtëpisë në të dyja shtëpitë ndërsa rrogën ia dorëzonte prindërve për shkak të pamundësisë ekonomike.

Punoja edhe orë shtesë në punën time dhe kur vija te shtëpia bëja punët në të dyja shtëpitë. Edhe fshija edhe laja. Mëngjesi dhe drekën nuk i bëja se isha në punë. Darkën e bëja unë. Rrogën e dorëzoja te prindërit e mi. Kishin nevojë këta prandaj”,-deklaroi ajo.

Pas