Një vajzë ka denoncuar bashkëshortin e saj dhe vjehrrën, për të cilët thotë se e kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.
Policia bën me dije se për këtë ngjarje një 27-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa është proceduar penalisht nëna e tij, shtetasja Z. U., 56 vjeçe.
“Nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasin F. U., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht nëna e tij, shtetasja Z. U., 56 vjeçe, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së shtetasit F. U”, thuhet në njoftimin e policisë.