Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vjedhje në 60 sekonda, ja si Totenham i vodhi Sisokon skuadrës së Evertonit

2016/09/01 at 10:53 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vjedhje në 60 sekonda, ja si Totenham i vodhi Sisokon skuadrës së Evertonit

Nëse do të ekzistonte një çmim për skenarin më të mrekullueshëm në një tratativë apo transaksion në merkato, atëherë të gjithë duhet të jenë të sigurtë dhe të bindur, ai do t’i akordohej transferimit të Sissoko nga Neëcastle drejt Tottenham. Histori e pabesueshme, lëvizje të çrregullta komplotuese dhe një finale vërtetë surprizë. Spurs-at arritën të mundin konkurrencën e Everton në fotofinishin e merkatos. Por gjithsesi ky është vetëm akti përfundimtar i një tratative mbreslënëse. Gjithçka startoi në maj, atëherë kur skuadra e Newcastle pësoi rënien nga Premier League, me francezin që kërkoi të lihej i lirë për tu transferuar gjetkë.

sisoko2

Pas një Kampionati Europian, në të cilin Moussa Sissoko u shfaq si protagonist, Newcastle ka pritur deri në momentin e fundit për të lënë të lirë futbollistin e saj të çmuar. Oferta më e mirë për francezin mbërriti dy orë para përfundimit të afatit të merkatos, në shumën 35 milionë euro, që u shoqërua menjëherë me një shtrëngim duarsh dhe një urim për suksese në të ardhmen. Moussa Sissoko firmos një kontratë 5-vjeçare duke zgjedhur fanellën me numrin 17, ndërkohë që Tottenham barazon rekordin personal për shumën e shpenzuar në një blerje të vetme. Të njëjtën shumë kanë shpenzuar Spurs-at në vitin 2013 kur blenë Lamelan nga Roma.
sisoko3
Me rastin e ditës së fundit të merkatos, Sissoko’s iu dha leje nga Federata Franceze e Futbollit që të mund të largohej nga qëndra e grumbullimit të ekipit kombëtar, me qëllim që të kthehej në Angli për të vendosur mbi të ardhmen e tij. Kështu ndodhi. Ndonëse mëngjesin e djeshëm, destinacioni i tij final ishte ende i panjohur. Ishte një garë kokë më kokë mes Everton dhe Tottenham, me blutë e Evertonit ndjeshëm në avantazh.
sisaaa

Oferta e parë e Spursave, e refuzuar në mënyë të menjëhershme nga Neëcastle ishte ndalur në shumën 18 milionë euro, ndërkohë që klubi i trajnerit Koeman ishte gati të depozitonte pesë këste me nga 7 milionë euro, saktësisht aq sa ishte shuma e kërkuar nga klubi i Newcastle. Tratativa të suksesshme dhe marrëveshje e arritur, madje edhe me futbollistin. Ka një aeroplan privat në gatishmëri për të dërguar Sissoko në Liverpool, madje u prenotuan edhe vizitat mjekësore. Por, pikërisht atëherë kur askush nuk mund ta mendonte, ndodh edhe përmbysja më e madhe e të gjithë kësaj merkatoje verore. Francezi nuk ngjitet në bordin e avionit që e priste.
sisa33

Koeman provon ta telefonojë, por telefoni i Sissoko është i fikur. Sissoko nuk përgjiget, teksa duket hapur që Everton nuk përbën më zgjedhjen e parë të futbollistit. Tottenham është futur në mes të tratativave duke prishur pazarin e arritur më parë mes Sissoko dhe Everton. Duke barazuar ofertën e bërë më parë nga blutë e Everton, skuadra londineze e Tottenham ka siguruar shërbimet e Sissoko. Mundësia për të luajtur në Champions League ishte një tentacion shumë i madh për francezin, teksa tashmë, trajneri i Spurs, Pochettino mund të festojë.

Etiketa: Sisoko

Ju sugjerojmë

“SHBA kontroll mbi Gazë”/ Pse shkaktoi reagime të forta propozimi i Trumpit?
Bota

Sulmet izraelite/Trump: Irani të bëjë marrëveshje “para se të bëhet tepër vonë”

13 Qershor, 2025 3:04 pm
Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi
Aktualitet

Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi

13 Qershor, 2025 2:45 pm
Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
Rajoni

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

13 Qershor, 2025 2:20 pm
Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
Aktualitet

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

13 Qershor, 2025 1:52 pm
Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami
Bota

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami

13 Qershor, 2025 1:46 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

13 Qershor, 2025 1:00 pm
Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin
Kryesore

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin

13 Qershor, 2025 12:52 pm
KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh
Aktualitet

KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

13 Qershor, 2025 12:31 pm
Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale
Bota

Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale

13 Qershor, 2025 12:30 pm
Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët
Aktualitet

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

13 Qershor, 2025 12:02 pm
Para
Video/ Shënon tre golësh, por bëhet i famshëm për festimin që e ndëshkoi me karton të kuq

Video/ Shënon tre golësh, por bëhet i famshëm për festimin që e ndëshkoi me karton të kuq

Zjarri në Shëngjin, era krijon vatra të reja; flakët pranë Lezhës

Zjarr masiv në Berat

Video/ Ja si stërmbesa e Skënderbeut performon në këngë shqipe

Video/ Ja si stërmbesa e Skënderbeut performon në këngë shqipe

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Sulmet izraelite/Trump: Irani të bëjë marrëveshje “para se të bëhet tepër vonë”

“SHBA kontroll mbi Gazë”/ Pse shkaktoi reagime të forta propozimi i Trumpit?
13 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka paralajmëruar të premten Iranin se duhet të bëjë marrëveshje...

Lexo më shumë

Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi

Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi
13 Qershor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
13 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Forumin GLOBSEC në Pragë se anëtarësimi i një shteti në Bashkimin Evropian (BE)...

Lexo më shumë

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
13 Qershor, 2025

Kërkesa e unionit të gjyqtarëve dërguar në Gjykatën Kushtetuese që kërkojnë rritje page prej 700 Eurosh, ka futur në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com