Kronikë

Vjedhje dhe prodhim narkotikësh, OFL i dërgon formularin tre të dënuarve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:08 - 09/11/20 |
Opi Nion

OFL është ndalur sot në Mamurras, Kurbin, dhe Laç ku i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre shtetasve të dënuar më parë.

Policia e Shtetit njofton se këta shtetas janë:

Ardit Ramaj, banues në Mamurras, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Arben Bajraktari, banues në Shemri, Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve”;

Edmond Gjinaj, banues në Laç, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas