Kronikë

Vjedhje bankash dhe trafik narkotikësh, 5 persona subjekt i OFL


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:32 - 09/10/20 |
el ida

OFL ka dërguar formularin për deklarimin e burimeve të pasurisë tek 5 individë të dënuar kryesisht për trafikim të lëndëve narkotike. Kërkesat me shkrim janë dërguar tek këta persona:

Aleksander Sinanaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”;

Aldo Saka,  banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Aurel Laçku, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Halil Hoti , banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Aleksander Lazri, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

 

Pas