Kronikë

Vjedhja e veprave antike për t’i shitur 25 mijë euro, 3 në pranga


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:42 - 07/07/20 |
Opi Nion

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, që pas tri javësh hetime ka arritur të zbulojë aktivitetin e tyre në trafikimin e veprave të trashëgimisë kulturore.

Sipas policisë janë arrestuar në flagrancë shtetasit: A. V., 49 vjeç, banues në Fier, i cili drejtonte automjetin tip “Toyota”, ku u gjetën veprat e artit;  A. V., 37 vjeç dhe R. Z., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.  Shtetasi A. V. siguronte veprat e artit, ndërsa dy shtetasit e tjerë gjenin klientelën për shitjen e tyre.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit dhe që do të shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila. Statuja dhe vazoja dyshohej se ishin vjedhur në parkun e Apolonisë në Fier.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale./Opinion.al

Pas