Magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të Ministrisë së Brendshme kanë rënë pre e grabitjes.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur disa pajisje elektronike të dala jashtë përdorimit, të cilat ishin për tu asgjësuar.
Policia bën me dije se është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave.
Njoftimi i policisë
Në rrugën e “Kavajës”, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të MB, disa pajisje elektronike të dala jashtë përdorimit, të cilat ishin për tu asgjësuar.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja”./ Opinion.al E.Xh.